Bota

Ministrit të Drejtësisë në Kosovë: Nuk do të mjaftojnë 40 vjet që të dëshmohen ‘krimet e UÇK’

30 Maj 2019, 11:06 Nga DOSJA
Ministrit të Drejtësisë në Kosovë: Nuk do të

KOSOVË- Ministri i Drejtësisë në kosovës, Abelard Tahiri, ka folur në seancën e sotme parlamentare lidhur me krimet gjatë luftës në Kosovë.

Në një debat me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Ku pritet që të votohet ngritja e komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, Tahiri tha se për 40 vjet Gjykata Speciale nuk do të mund të evidentojë krime të UÇK-së.

“E pa drejtë që Kurti po e krahason Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar. U tha që për 4 vjet nuk është ngritur asnjë aktakuzë, për 40 vjet kanë me pasë problem për me i evidentu krimet që janë kryer. Është mbulesë e faktorit ndërkombëtar për t;i mbledhur dështimet e tyre. Ne jemi për të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë. Sot është e papranueshme që Kosova mos t’i drejtohet OKB-së, Këshillit të Sigurimit për 13 mijë viktima në Republikën e Kosovës, edhe nëse se bëjmë të bëjë jehonë kërkesa dhe të mbetet në histori që kemi pasur një kërkesë”, tha Tahiri.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri gjenocidi serb krimet e uçk lufta e kosovës abelard tahiri gjenocidi serb krimet e uçk lufta e kosovës

Sondazh

Poll