Bota

“Njerëz të ardhur nga mali”, Pacolli shpall ‘non-grata’ kryeministren serbe Ana Bërnabiç

30 Maj 2019, 07:59 Nga DOSJA
“Njerëz të ardhur nga mali”, Pacolli shpall

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i ka quajtur politikanët e Kosovës si njerëz të ardhur nga malei, me të cilët është vështirë të dialogohet.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një sërë reagimesh nga Prishtina, ku më i ashpri është ai i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili shprehet se sa të jetë ai ministër, Bërnabiç nuk do të mund të shkelë në Kosovë.

“Ky racizëm i institucionalizuar e ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon qeveria serbe. Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga ish-Jugosllavia”, – tha ndër të tjera shefi i diplomacisë kosovare.

Deklaratat e Bërnabiç janë bërë gjatë publikimit të progres-raportit nga Komisioni Europian, i cili i është dërguar edhe qeverisë së Kosovës. Progres-raporti kritikon taksën 100% ndaj mallrave serbe.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ana bërnabiç behgjet pacolli pacolli shpall non-grata kryeministren serbe ana bërnabiç behgjet pacolli pacolli shpall non-grata kryeministren serbe

Sondazh

Poll