Bota

“Njerëz prej mali”, Thaçi kërkon nga BE të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe

30 Maj 2019, 12:20 Nga DOSJA
“Njerëz prej mali”, Thaçi kërkon nga BE të

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekalaruar se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Komentet e Thaçit vijnë një ditë pasi Bërnabiq, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim, raporton REL.

“Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj të sotme”, u shpreh Thaçi.

Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi.

Brnabiç i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ana brnabic be hashim thaci ana brnabic be hashim thaci

Sondazh

Poll