S’kam rrezik largimi nga vendi’/ U la në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion, Rovena Voda kërkon LIRIMIN: Nuk sigurova a
21 Korrik 2021, 08:39Nga DOSJA
TIRANË– Pas ankimit të Fatos Tushes, dhe Rovena Voda kërkon të njëjtën gjë! Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Ajo kërkon që të lihet e lirë pasi nuk nuk mund të bëjë asgjë për të prishur provat, nuk mund të largohet nga vendi, si dhe mohon se ka siguruar një vend pune për Florida Beun.
Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg” për të njëjtën akuzë.
Kujtojmë se në media u bënë publike përgjimet mes Vodës, Florida Beut, Majlinda Hasanit dhe nënës së saj. Voda mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe kërkon lirinë me pretendimin se është sëmurë. Ai ka deklaruar se ka probleme me mushkërinë dhe gurin n...
LEZHË– Besmir Caka është 30-vjeçari i arrestuar nga policia në Lezhë pasi ka kanosur me armë një familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kthjellë e E...
TIRANË– Erjon (Sefer) Markol (Markola) është 44-vjeçari i cili u arrestua nga policia në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Gjermania dhe S...
DURRËS– Arian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku janë katër personat që u arrestuan nga policia e Durrësit, pasi iu gjetën me vete sasi e l...
TIRANË -Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë përmbytjet në Kinë, të cilat kanë shkaktuar 12 viktima. Dosja...