Aktualitet

‘Pse më injoron’/ Plagosje gjatë natës në Cërrik, 31-vjeçari merr thikën dhe qëllon ndaj fqinjit të tij, policia ar

21 Korrik 2021, 06:28 Nga DOSJA
‘Pse më injoron’/ Plagosje gjatë natës në

CËRRIKBlerim Shyti është autori i plagosjes së 44-vjeçarit në Cërrik. 31-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në orën 03:05, pas një konflikti për motive të dobëta mori mjetin prerës dhe shkoi në banesën e fqinjit të tij. Ai e plagosur 44-vjeçarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

“Jo pse s’më flet! Jo pse me injoron?” Kanë qenë frazat e shkëmbyera mes fqinjëve që çuan në degradimin e debatit deri në përdorimin e thikës.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtyi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blerim shyti plagosje ne cerrik blerim shyti plagosje ne cerrik

Sondazh

Poll