Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një person, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Kuçovë (EMRI)

21 Korrik 2021, 07:26 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri një person, shpallet në kërkim

KUÇOVË- Robert Gjika, është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri 25-vjeçarin Xhuljano Kapllanaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 shkurti’ në Kuçovë. Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Gjika ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, Kapllanajn i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne kucove robert gjika xhuljano kapllanaj plagosje ne kucove robert gjika xhuljano kapllanaj

Sondazh

Poll