Aktualitet

Kapet KOKAINË në Durrës! Në ‘BMW’ u gjet arma e zjarrit dhe municioni luftarak, arrestohen 4 persona. Një prej tyre god

21 Korrik 2021, 06:42 Nga DOSJA
Kapet KOKAINË në Durrës! Në ‘BMW’ u gjet arma e

DURRËSArian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku janë katër personat që u arrestuan nga policia e Durrësit, pasi iu gjetën me vete sasi e lëndës narkotike, 1 kg e 63 gr kokainë.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative pasi u raportua se lëviznin të armatosur dhe me lëndë narkotike.

Fillimisht ata u ndaluan ditën e djeshme rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”,në mjetin tip “BMW”, me drejtues Edmond Gjyzelin dhe pasagjer Artian Plakun. Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, policia gjeti 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, Edmond Gjyzelit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Gaatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, Gjyzeli goditi automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.


2 prej tyre janë me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. Arian Plaku, 46-vjeçari me banim në Durrës, ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia i sekuestroi 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISE:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:A. P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës.Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P. Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arian plaku edmond gjyzeli ilir peraj kokaine ne durres stavri marku arian plaku edmond gjyzeli ilir peraj kokaine ne durres stavri marku

Sondazh

Poll