Aktualitet

I shkoi me armë armë në banesë, KËRCËNOI familjen për pronën, vihet në pranga 30-vjeçari në Lezhë (EMRI)

21 Korrik 2021, 08:24 Nga DOSJA
I shkoi me armë armë në banesë, KËRCËNOI familjen

LEZHË– Besmir Caka është 30-vjeçari i arrestuar nga policia në Lezhë pasi ka kanosur me armë një familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kthjellë e Epërme në Mirditë. I riu ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia e Mirditës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie.Kanosi me armë gjahu një familje, vihet në pranga 30-vjeçari.Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në pranga të shtetasit B. C., 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë.Ky shtetas ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.—–Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. B., banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizikendaj bashkëshortes së tij, shtetases M. B.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në lezhë besmir caka arrestohet 30-vjeçari në lezhë besmir caka

Sondazh

Poll