Aktualitet

Sipërmarrësi shqiptar u vetëaksidentua/ Gjykata dëbon 29-vjeçarin nga Zvicra, rrezikoi jetën e vajzës që e shoqëronte

20 Korrik 2021, 21:07 Nga DOSJA

ZVICËR– Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një 29-vjeçar, shqiptar nga Kosova të dëbohet nga vendi pasi kishte shkaktuar një aksidenti të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018. Duke i vënë kështu në rrezik jetën pasagjeres së tij.

Sipas mediave të huaja, mbrojtja tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Penale të Bazelit, pasi dëbimi nga vendi nuk ishte kërkuar as nga Prokuroria lidhur me të riun shqiptar.

Sipërmarrësi i ri – tregtar makinash – jeton në Zvicër që kur ishte tre vjeç dhe është i integruar mirë,”-kishte bërë me dije Prokuroria. Por Gjykata vendosi dëbimin e tij 5-vjeçar  nga vendi.

Në vitin 2018, shqiptari nga Kosova përplasi Mercedes AMG teksa po udhëtonte një shpejtësi prej 108 kilometra në orë në zonë të banuar. Mendohet se i riu donte që ti bënte përshtypje pasagjeres së tij, pasi ishin takuar për një drekë biznesi. Përveç dëbimit nga vendi, ai u dënua me 22 muaj burgim, që iu konvertua në shërbim prove për 4 vite.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet debohet shqiptari nga zvicra zvicer debohet shqiptari nga zvicra zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 15:59

TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin...