Aktualitet

EMRI+FOTO! U desh helikopteri që të kapej “mushka” shqiptare, i gjetën listën me emra dhe kuti plot me hashash. U justif

20 Korrik 2021, 17:24 Nga DOSJA
EMRI+FOTO! U desh helikopteri që të kapej “mushka”

BRITANI E MADHE- 27-vjeçari shqiptar Esmerald Xhafa është dënuar me 28 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Për arrestimin 27-vjeçarit u desh edhe përdorimi i një helikopteri, pasi i riu tentoi që të arratisej duke ikur me vrap në një fushë pranë një autostrade. Mirëpo me futjen në punë të një helikopteri u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e tij.

Në makinën e tij, Policia gjeti dy kuti kartoni që përmbanin më shumë se 15 kg kanabis, 273 £ në para, si dhe një “listë të shkruar me dorë të emrave” që mendohet se ishin porositësit e drohës. Edhe në banesën e tij, Policia  gjeti 56 bimë kanabisi që rriteshin në papafingon e tij.

Ai fillimisht mohoi akuzat, ndërsa i ndihmuar nga një përkthyes, tha se kishte ardhur në Angli për të krijuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Këtë situatë, sipas tij, e shfrytëzoi një bandë krimimale shqiptare. Po ashtu, ai pretendoi se shumë herë e kishte menduar që të largohej por kishte frikë se do ta kapnin dhe atëherë jeta e tij do të ishte në rrezik.

Por gjykatësi Simon Hickey nuk “e hëngri” këtë shfajësim duke e pyetur se përse nuk kishte shkuar tek autoritetet nëse pretendimet e tij ishin të vërteta.

“Ata (që) përfshijnë veten e tyre në tregtinë e drogës (duhet të kuptojnë) se ka një efekt të keq në rrugët e këtij vendi. Po ashtu duhet ta kuptoni që, pasi të arrestoheni, ju mbani pasojat,“-tha ai duke e dënuar me më shumë se 2 vite heqje lirie. 

Marrë dhe përkthyer nga Thestar.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet esmerald xhafa esmerald xhafa arrestohet esmerald xhafa esmerald xhafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 15:59

TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin...