Aktualitet

Plane për udhëtim në Francë apo Zvicër? TIA rendit kushtet: Duhet vaksinë e njohur nga EMA, ndryshe…

20 Korrik 2021, 17:34 Nga DOSJA
Plane për udhëtim në Francë apo Zvicër? TIA rendit

TIRANË– Aeroporti “Nënë Teresa” ka nxjerrë një lajmërim për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Francë apo në Zvicër. Sipas njoftimit të TIA-s, një udhëtar nga Shqipëria duhet të jetë i vaksinuar me një nga kompanitë e njohura nga EMA. Nëse ende nuk është injektuar duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR), i kryer 72 orë para nisjes. 

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria: Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet. Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tia udhetimet jashte vendit tia udhetimet jashte vendit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 15:59

TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin...