Bota

Imitimi i filmit ‘Narcos’/ Lëshoi GABIMISHT nga avioni kokainën 9 milionë euro brenda vilës, arrestohet piloti 28-vjeça

21 Korrik 2021, 05:26 Nga DOSJA
Imitimi i filmit ‘Narcos’/ Lëshoi GABIMISHT nga avioni

ITALI– Hodhi gabimisht kokainën në vendndodhjen e gabuar! Kjo ishte lëvizja që vuri në pranga pilotin 28-vjeçar nga Roma. Teksa tentoi të imitonte filmin “Narcos” me Tom Cruise, tre muaj më parë i riu lëshoi një ngarkesë kokaine nga avioni, por në vendndodhjen e gabuar në ishullin e Serdenjës.

Avioni kishte lëshuar thesin me rreth 9 kg kokainë në një vilë në Baratili San Pietro, por jo në duart e trafikantëve që e prisnin në tokë. Çanta me paketat e drogës kishte rënë në një shtëpi ku kishte bërë zhurmë duke thyer panelet diellore, duke bërë që të zotët të thërrisnin autoritetet.

Gabimi solli arrestimin e pilotit nga karabinierët e Oristano pas disa muajsh hetime. Francesco Rizzo, ishte piloti 28 vjeçar nga Roma me shumë orë e eksperiencë fluturimi mbi supe.

I riu ishte kapur në aeroportin Cagliari-Elmas ku merrte marrë avionin që pilotonte për një kompani hungareze.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet piloti italian francesco rizzo kokaine nga avioni arrestohet piloti italian francesco rizzo kokaine nga avioni

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2021, 19:27

PAKISTAN– Një alpinist i famshëm i Koresë së Jugut, i cili humbi gishtat e tij nga ngrica 30 vjet më parë, është zhdukur gjatë zbritjes së tij nga një mal në Pa...