Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një mikrobus përplaset me dy mjete, asnjë i lënduar

20 Korrik 2021, 15:38 Nga DOSJA
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një mikrobus përplaset me dy

ELBASAN– Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Në aksident janë përfshirë një mikrobus, një mjet tip Benz dhe një mjet tip kamionçinë.

Nga përplasja e trefishtë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë. Por do të jetë grupi hetimor, i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ai që do të sqarojë rrethanat e aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll