Aktualitet

Përgjaket ‘Rruga e Kombit’/ ‘Land Roveri-i’ me targa italiane përplaset me autobusin, vdes shoferi i mjetit. I biri, i

20 Korrik 2021, 15:53 Nga DOSJA
Përgjaket ‘Rruga e Kombit’/ ‘Land Roveri-i’ me

RRËSHEN– Aksident me një viktimë në rrugën e Kombit! Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku një makinë me targa italiane është përplasur me një autobus.

Si pasojë e përplasjes, në vend ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetin tip “Land Rover”, i identifikuar si 57-vjeçari, Hysen Saitaj.  Sipas informacioneve, në mjet po udhëtonin babë e bir nga Kosova.

Babai, i cili po drejtonte mjetin ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i biri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Rrëshenit. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Mirditës shoferin e mjetit të transportit për të marrë versionin e tij lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi i ekspertizës do të zbardhë shkakun e vërtetë të aksidentit. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik hysen saitaj aksident ne rubik hysen saitaj

Sondazh

Poll