Aktualitet

20 Korrik 2021, 15:59 Nga DOSJA

TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin tonë për vrasje, por i ka shpëtuar drejtësisë shqiptare

Pas një kalvari shumë të gjatë nëpër gjykatat e vendit tonë me vendime dhe ankimime, ai arriti të linte qelinë në vitin 2012 nga Gjykata e Lezhës. Pas këtij viti, “Jimmy” u largua drejt vendeve të Amerikës Latine ku dyshohet se u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës. Lirimi i tij me kusht, por në rrethana të paqarta, mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi.

Emri i kësaj të fundit është jo pak i njohur, pasi ajo u arrestua për korrupsion. Ish-gjyqtarja Parashqevi Ademi u arrestua në vitin 2015 u dënua me 4 vite burg për korrupsion, pasi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës u arrestua në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës dhe u lirua në korrik të vitit 2016, pasi përfundoi dënimin duke përfituar ulje.

Agim Çerma u arrestua ditën e djeshme nga DEA amerikane dhe Policia kolumbiane. Sipas mediave kolumbiane Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’ ishte supervizori i grupit që merrte kokainë me charter nga Kolumbia për në vende të tjera.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim cerma parashqevi ademi agim cerma parashqevi ademi

Sondazh

Poll