Aktualitet

38% e qytetarëve në Shqipëri kanë marrë dozën anti-Covid në 6 muaj, cila është vaksina më e përdorur?

20 Korrik 2021, 15:11 Nga DOSJA
38% e qytetarëve në Shqipëri kanë marrë dozën

TIRANË– Rreth 38% e popullsisë në vendin tonë kanë marrë vaksinën anti-Covid në gjashtë muaj fushatë vaksinimi.

Prej tyre, më shumë se 466 mijë persona e kane mbyllur procesin e imunizimit, duke marrë të dyja dozat e vaksinës. Pjesa më e madhe kanë përdorur vaksinën kinezen Coronavac, ndjekur nga AstraZeneca, Pfizer dhe më pak rusen, Sputnik V.

Mbi 533 mijë doza kundër koronavirusit vijojnë të jenë në dispozicion, por interesi qytetarëve iu ka rënë, pasi së fundmi është parë një nivel i ulët i personave që vaksinohen.

Shifrat e vaksinimit anti-Covid sipas Ministrisë së Shëndetësisë:

-1 611 550 doza në total

-1 078 114  vaksinime të kryera

-466 000  me dy doza

-533 436 vaksina në dispozicion

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise vaksinimi ne shqiperi ministria e shendetesise vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll