“BOOM” rastesh të infektuara nga koronavirusi në Shqipëri, brenda 24 orëve 43 persona pozitivë, asnjë viktimë
20 Korrik 2021, 14:55Nga DOSJA
TIRANË– Asnjë i vdekur nga koronavirusi në vend, por 24 orët e fundit kanë shënuar një “boom” të infektuarish nga pandemia. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid- 19, 43 qytetarë. Ajo që bie në sy është fakti që sërish numrin më të madh të të infektuarve e mban Tirana, ndërkohë që 198 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, ndërsa 5 të tjerë janë shëruar.
Njoftimi
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër. Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Korrik 2021) Raste të reja ditore 43 Të shëruar në 24 orë 5 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3526
Testime totale 862,958 Raste pozitive 132,740 Raste të shëruara 130,086 Raste Aktive 198 Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Çelësat e një institucioni nuk i besohet kujtdo! Ky mësim vjen nga njësia administrative numër dy në Tiranë që dërgoi në prokurori një punonjës, që duhet...
VLORË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë kontrolleve që janë ushtruar në rrugën e re të bypasit të Vlorës janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh për s...
Kujtim Rexh Musaj është 81-vjeçari që u dhunua nga Policia Bashkiake një javë më parë. I moshuari rrëfen për SYRI TV se detyrohej të shiste objekte të vj...
FIER– Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier, më konkretisht në pjesën e punimeve nga qendra e qytetit deri në Sheq, po sjell shqetësime të shumta për famil...
ITALI– Seanca dëgjimore për shqiptarin Paulin Mecaj dhe bashkëpunëtorin e tij italian, Andrea Capone në lidhje me vrasjen e ish-bankierit italian, Giovanni ësht...
POGRADEC– Gatoi drekën por pasi përfundoi, Mynever Tela harroi që të fikte sobën duke i vënë flakën apartamentit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e s...
DURRËS– Punimet që kanë nisur për portin e ri të Durësit kanë rrezikuar dhjetë banesa, të cilat ndodhen në kodrën e Porto Romanos.Gërryerja e kodrës më zon...
KSAMIL– Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se zjarri po vijon prej disa minutash dhe janë djegur di...
ITALI– Paulin Meçaj, 31-vjeçari shqiptar i akuzuar si vrasësi i italianit Giovanni Caramuscio, dhe bashkëpunëtori i tij, Andrea Capone kanë qëndru...
Aktualitet20 Korrik 2021, 11:59
TIRANË– Agim Çerma, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, u arrestuar ditën e djeshme nga DEA amerikane dhe Policia kolum...