Aktualitet

Ndotja e lumit Gjanica në Fier, qytetarët: Punojnë tre ditë dhe ikin, vjen era ndotje nga nafta, nuk nxjerrim dot fëmijët

20 Korrik 2021, 13:06 Nga DOSJA
Ndotja e lumit Gjanica në Fier, qytetarët: Punojnë tre ditë

FIER– Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier, më konkretisht në pjesën e punimeve nga qendra e qytetit deri në Sheq, po sjell shqetësime të shumta për familjet që jetojnë aty pasi ndotja po u vështirëson jetën.

Madje dhe ura që dikur ka qenë në këtë zonë nuk është më dhe qytetarëve ju duhet të përshkojnë gjithë lagjen ‘1 Maji’ që të dalin në qendër, apo të marrin shërbimet që u nevojiten, si blerja e ushqimeve ilaçeve apo çuarja në shkolla dhe kurse e fëmijëve të tyre.

Në një intervistë për FaxNews banorët shprehin shqetësimin për ndotjen e krijuar nga derdhja e naftës dhe ujërave të zeza në lumë. Ndotja e ka bërë të padurueshme jetesën në banesat e tyre për shkak të erës së keqe dhe mushkonjave.

Qytetarët shprehen të indinjuar dhe mbi ecurinë e punimeve ku, firma përgjegjëse nuk po vijon normalisht punimet për mbylljen sa më parë të një gangreni të tillë sëmundjesh në derën e shtëpive të tyre.

Vjen shumë era ndotje, edhe nga tymrat dhe nga lloshrat që hedhin njerëzit në lumë. Nafta e Ballshit që hedhin ata, ndaj vjen era. Ka shumë mushkonja si pastaj e mbeturinave. Kanalizimet që derdhen në lumë mbajnë erë pasi jemi shumë afër. Është shumë problem dhe për fëmijët të cilët nuk i nxjerrim dot për shkak të ndotjes dhe mbeturinave që hedhin këta”, u shpreh një banore.

Është shumë problem në të gjithë veprimtarinë, për shkollën e fëmijëve dhe për të psonisur, këtu dalim ne te kjo urë. Punimet po shkojnë shumë dobët, dy tre ditë erdhën ata hoqën ca dhera dhe ikën. Është problem edhe nga nafta që vjen nga lartë, nga derdhjet që bëjnë ata”, deklaron një tjetër qytetare.

Marrë nga Faxnews

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lumi gjanica ne fier lumi gjanica ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 11:59

TIRANË– Agim Çerma, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, u arrestuar ditën e djeshme nga DEA amerikane dhe Policia kolum...

Aktualitet 20 Korrik 2021, 11:03

Shqiptari me emrin Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy” u kap dy ditë më parë në Kolumbi së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij duke trafikuar kokainë ...