Bota

Historike! Njeriu bën udhëtimin turistik në hapësirë, Jeff Bezos dhe tre shoqëruesit qëndrojnë 10 minuta jashtë orbite,

20 Korrik 2021, 12:35 Nga DOSJA
Historike! Njeriu bën udhëtimin turistik në hapësirë,

SHBA– Paraja nuk e blen lumturinë, por mund të sigurojë një udhëtim 10 minutësh për në hapësirë!  Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë fluturoi për 10 minuta me anijen e kompanisë së tij private Blue Origin duke shkuar më shumë se 60 milje mbi Tokë.

Së bashku me të në bord ishin edhe vëllai i tij, Mark, një student fizike nga Holanda, Oliver Daemon dhe austronautja Wally Funk, 82 vjeçe, e cila nuk pati kurrë mundësinë që të shkonte në hapësirë. Dy të fundit kanë vendosur rekord duke u bërë respektivisht personi më i ri dhe më i vjetër që kanë shkuar në hapësirë.

Wally Funk u stërvit për të qenë një astronaute në vitet 1960 por kurrë nuk iu dha mundësia për të fluturuar. Por mohua shansi për shkak të gjinisë së saj. Funk ka regjistruar 19,600 orë fluturimi gjatë karrierës së saj dhe ka mësuar rreth 3,000 njerëz të fluturojnë.

Bezos dhe ekipi u ngritën për në hapësirë në orën 9.10 të mëngjesit, me orën lokale, (3.10 pasdite me orën tonë) në anijen kozmike të Blue Origin, Neë Shepard. “Neë Shepard”, ndërtuar nga kompania e Bezos është krijuar për t’i shërbyer tregut për të zhvilluar në të ardhmen turizmin hapësinor.

Misioni, i quajtur NS-16, do të shënojë herën e parë që “Blue Origin” dërgon njerëzit në hapësirë duke bërë Bezos bilionerin e dytë e dytë që udhëton për në hapsirë, pasi disa ditë më parë ka udhëtuar themeluesi i “Virgin Galactic”, Richard Branson.

(a.b.k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezoz ne hapesire jeff bezoz ne hapesire

Sondazh

Poll