Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: Fola me Lajçakun, nëse nuk ka progres, negociatat nuk do të vazhdojnë
20 Korrik 2021, 12:29Nga DOSJA
SERBI-“Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, kështu ëshët shprehur ditën e sotme Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç. Gazeta Ekspress shkruan se Daçiç tha se në mëngjes foli me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me takimin e djeshëm si dhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Moroslav Lajçak.
Daçiç tha se sipas tij, Lajçak nuk do të organizonte më takime të tilla mes palëve nëse nuk do të kishte rezultate. Daçiç tha se është më mirë që të kenë durim dhe të flasin me njëri-tjetrin se sa të krijojnë probleme në terren.
“Ai (Lajçak) tha se nuk do të organizonte takime të tilla nëse nuk do të kishte rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje perspektive, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë”, tha Daçiç.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MEKË- Pëlhura e Qabes në Mekë u zvendësua ditën e djeshme më një të re. Agjensia e lajmeve SPA bënë me dije se në pëlhurën e re të vendosur në Qabe janë rr...
SHBA– Zbulimet në lidhje me përdorimin e mjeteve të spiunimit të shitura në qeveri nga NSO Group ndezën reagime të furishme politike në të gjithë botën të hënën...
KOSOVË- Këngëtari Labinot Tahiri ka thënë se ka për synim që të kandidojë për President. Në një intervistë për ATV, Labinot Tahiri, i cili më parë ka qënë ...
ALGJERI- Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune fali rreth 14,000 të burgosur të Dielën. Middleeastmonitor shkruan se të bugosurit që përfituan nga falja e P...
SHBA- Një smartphone i ri i cili është krijuar posaçërisht për mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump tashmë duket se është realitet.Këtë ...
IRAK- Numri i personave të vrarë nga sulmi me bombë në Bagdad ka shkuar 35. The Guardian shkruan se nga sulmi gjithashtu kanë ngelur të plagosur mbi 60 persona....
BRUKSEL- Ditën e djeshme u zhvillua raundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...