Aktualitet

20 Korrik 2021, 11:59 Nga DOSJA

TIRANË– Agim Çerma, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, u arrestuar ditën e djeshme nga DEA amerikane dhe Policia kolumbiane. Sipas mediave kolumbiane Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’ ishte supervizori i grupit që merrte kokainë me charter nga Kolumbia për në vende të tjera.

Mirëpo , Çerma rezulton i dënuar në vendin tonë për vrasje.

PSE U DËNUA?

Ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998, pasi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Gëzim Liçi, ka plagosur disa efektivë policie dhe ka dëmtuar makinat e tyre.

Ngjarja ka ndodhur një vit para se ai të dënohej, në 1997. Bashkë me Agim Çermën është arrestuar dhe vëllai i tij, Gazmend Çerma. Për këtë të fundit Gjykata dha vendimin për burgim 11 vite, kurse për “Jimmy-n” e dënoi përjetë. Që njëri nga vëllezërit t’i shpëtonte burgut, Gazmend Çerma ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e shkallës së parë, duke thënë se nuk e dinte që i vëllai i tij kishte armë me vete dhe do të vriste Gëzim Liçin.

Në vitin 2012, me firmë të ish-gjyqtares Parashqevi Ademi, bosi shqiptar i kokainës fitoi lirinë. Pas këtij viti, “Jimmy” u largua drejt vendeve të Amerikës Latine ku dyshohet se u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim cerma parashqevi ademi agim cerma parashqevi ademi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2021, 11:03

Shqiptari me emrin Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy” u kap dy ditë më parë në Kolumbi së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij duke trafikuar kokainë ...