Aktualitet

Përqafime pas faljes së Namazit! Pamjet nga sheshi ‘Skëndërbej’, besimtarë festojnë Kurban Bajramin

20 Korrik 2021, 05:41 Nga DOSJA
Përqafime pas faljes së Namazit! Pamjet nga sheshi

TIRANË-Besimtarët myslimanë në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në sheshin kryesor të Tiranës, sheshin “Skënderbej” besimtarët myslimanë falën Namazin e Bajramit.

Pas faljes së Namazit ata shihen të lumtur, në paqe dhe të përqafuar me njëri tjetrin. Ka nga ata që ndalojnë në dalje të sheshit dhe falin monedha për njerëzit në nevojë.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhynte, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festa e kurban bajramit festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll