Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit, banorët protestë para Bashkisë: Është firma e kryetarit, ia ka kaluar vëllait. D

19 Korrik 2021, 15:42 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit, banorët protestë

MAT- Këtë të hënë banorët e Madheshit në Mat kanë protestuar para Bashkisë së Matit, kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre. Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, duke pretenduar se pas ndërtimit të HEC-it qëndron vetë ai për përfitime personale.

Sipas tyre, firma e kryetarit të Bashkisë, e regjistruar në emrin e të vëllait do të ndërtojë në lumë, që sipas tyre është i vetmja mundësi për të jetuar. Ndërsa kanë paralajmëruar se do të mbrojnë me çdo kusht kauzën e tyre, duke paralajmëruar përplasje edhe në Gjykatë.


Kryetari i Bashkisë kërkon të na heqë ujin dhe të na vrasi. Ne do ta mbrojmë në çdo kusht dhe çdo lloj forme. Do të vijë dhe dita e gjykimit për ty. Ke ardhur në Bashki për të na vrarë, po ne nuk do ta lejojmë. Ujin po na e merr kryetari i Bashkisë “ARM Albania”, Agron Rauf Malaj. I jam drejtuar persnalisht, e ka ndërruar emrin e firmës, e ka vendosur në emrin e të vëllait,”-tha një prej protestuesëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron malaj bashkia mat ndertimi i hec-t ne madhesh agron malaj bashkia mat ndertimi i hec-t ne madhesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 14:52

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se për 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të infektuara me COVID-19, por fatmirës...

Aktualitet 19 Korrik 2021, 14:35

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e komanduar të Prok...