Aktualitet

Mbyllin ‘njërin sy’! 30 zyrtarë të policisë u arrestuan për drogë! Raporti i SHÇBA: 50% më shumë se vjet, t

19 Korrik 2021, 15:27 Nga DOSJA
Mbyllin ‘njërin sy’! 30 zyrtarë të policisë u

TIRANË– Përfshirja e punonjësve të policisë së Shtetit me botën e errët të krimit është një problem gjithmonë më i madh për strukturat e bluve në vend. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka arritur të çojë në vitin 2020, përpara drejtësisë si të prangosur 50% më shumë efektivë se sa në vitin 2019.

30 punonjës policie u arrestuan në 2020 të implikuar në fushën e drogës, disa akuzohen për përfshirje, ndërsa të tjerë për favorizim të kultivimit të kanabis sativas në zona të ndryshme të vendit.

TË ARRESTUAR

2020 – 30 punonjës policie

2019 – 15 punonjës policie

Përveç arrestimeve, 73 punonjës të tjerë janë proceduar penalisht për 33 vepra penale të ndryshme. Ndër të procedurat nuk kanë munguar as drejtuesit, pasi 24 prej tyre janë futur në “skaner”.

PROCEDIME PENALE

2020 – 33 procedime penale 2019 – 31 procedime penale

2020 – 73 efektivë të proceduar 2019 – 76 efektivë të proceduar

2020 – 24 drejtues të nivelit të parë 2019 – 28 drejtues të nivelit të parë

2020 – 49 nivel zbatues 2019 – 48 nivel zbatues

Po ashtu të dhënat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave raportojnë për një nivel shumë të ulët të ankesave nga qytetarët. Madje përgjatë gjithë vitit që lamë pas ka pasur vetëm një telefonatë në drejtim të SHÇBA-së për të denoncuar favorizimin që efektivët u bëjnë trafikantëve e kultivuesëve të kanabisit. Por pakënaqësitë kanë qenë të mëdha. Përgjatë gjithë vitit, qytetarët kanë denoncuar çdo lloj pakënaqësie që kanë pasur me efektivët duke shënuar 1403 të tilla.

ANKESAT E QYTETARËVE

1403 – Ankesa në total

1 – Ankesa për favorizim për kultivim kanabisi

388 – Ankesa për mosveprim të policisë

Por cilat janë zonat më problematike, ku efektivët mbyllin një sy për të lejuar kultivimin e lëndëve nakortike? Gjatë 2020-ës janë arrestuar punonjës policie si të përshirë, në Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe jo vetëm. Duke i kthyer këto zona në të “kuqe” sa i përket aktivitetit kriminal.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit raporti i shcba 2020 policia e shtetit raporti i shcba 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 14:52

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se për 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të infektuara me COVID-19, por fatmirës...

Aktualitet 19 Korrik 2021, 14:35

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e komanduar të Prok...