Aktualitet

SKEMA si kreu i IMT iu shmang hetimit! Mariglen Qato s’u paraqit në prokurori, pretendoi se ishte sëmurë, ndërkohë sh

19 Korrik 2021, 14:16 Nga DOSJA
SKEMA si kreu i IMT iu shmang hetimit! Mariglen Qato s’u paraqit në

TIRANË– Prokuroria e Tiranës akuzon kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato se i është shmangur hetimit. Sipas dokumenteve të publikuara në “Ora”, edhe pse kërkuan disa herë paraqitjen e tij, zyrtari nuk ka shkuar asnjëherë për t’ju përgjigjur autoriteteve me pretendimin se ka qenë i sëmurë dhe se nuk mund të jepte shpjegime.

Por teksa pretendonte se ishte i sëmurë, në fakt Mariglen Qato ka qenë në punë dhe këtë e tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë në IMT e bashkisë Tiranë.

“Kreu i IMT në bashkinë e Tiranës ka refuzuar të paraqitet në prokurori, duke dërguar një raport mjekësor nga data 7 qershor 2021 deri në datën 9 qershor 2021. Këtë mekanizëm e ka përsëritur sërish nga data 9 qershor 2021 deri më datën 21 qershor 2021, duke pretenduar për gjendjen të rënduar të shëndetit…”-thotë prokuroria. Po këto ditë, ai ka shkuar në punë, ka qëndruar disa orë dhe më pas është larguar. 

Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së arrestit në burg për Mariglen Qaton, dy inspektorët Landro Lamani dhe Adrian Çaushaj si dhe Klevis Bregu. Por kërkesa nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes, Albert Meçe.

Ai ka vendosur masën e “Detyrimit për tu paraqitur në prokurori” dhe masën e “arrestit në shtëpi” për Klevis Bregun, edhe pse janë hasur në kundërshtim nga hetuesit e çështjes. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen qato prokuroria e tiranes mariglen qato prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:33

TIRANË– Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela kërkon që të lihet i lire. Sipas një kërse drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...