Aktualitet

Po ndërtonte pa leje një ‘beach-bar’ në Velipojë, vihet në pranga pronari i objektit (EMRI)

19 Korrik 2021, 13:17 Nga DOSJA
Po ndërtonte pa leje një ‘beach-bar’ në

VELIPOJË-Policia e Velipojës ka goditur një rast të ndërtimit pa leje në bregdet, dheka vënë në pranga pronarin e objektit me emër Selami Hoxha.

Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua duke ndërtuar në një ‘Beach-bar’ me konstrukt druri në  Pulaj Plazh të Velipojës, pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë. Po ndërtonte pa leje një beach bar, vihet në pranga pronari i objektit. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi: S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”. Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndertim pa leje selami hoxha ndertim pa leje selami hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:33

TIRANË– Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela kërkon që të lihet i lire. Sipas një kërse drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:03

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi që në mesditë se ora për lejimin e muzikës do të shtyhej me 60 minuta, e vetëm disa orë më pas vendimi i tij u ‘ligj...