Aktualitet

19 Korrik 2021, 14:35 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.

Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion, ndaj dhe për të u kërkua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.

Si u vu në pranga Karriqi ?

Dosja.al ka mësuar se Karriqi ka shkuar në Kavajë për të marrë paratë nga personi me të cilin kishte bërë marrëveshjen. Fillimisht paratë i janë dhënë në dollarë, por prokurori nuk i ka pranuar, kështu që sekseri i ka kthyer ato në Euro në një pikë këmbimi valuator dhe më pas ia ka dhënë Karriqit.

Teksa kryhej gjithë kjo procedurë, Karriqi dhe sekseri i tij përgjoheshin, dhe në momentin që po bëhej dorëzimi i parave, policia mbërriti në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës dhe kreu arrestimin. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Sekretari i Prokurorisë së Kavajës, Isuf Begaj. Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.

Edmond Karriqi ushtronte detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë më gjashtë vite burg nga Gjykata e kukësit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë dhe një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet prokurori edmond karriqi edmond karriqi arrestohet prokurori edmond karriqi edmond karriqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:33

TIRANË– Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela kërkon që të lihet i lire. Sipas një kërse drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...