Bota

Von der Leyen për programin e spiunimit Pegasus: E papranueshme nëse është e vërtetë

19 Korrik 2021, 13:37 Nga DOSJA
Von der Leyen për programin e spiunimit Pegasus: E papranueshme nëse

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen ka thënë për programin ‘Pegasus’ se nëse është i vërtetë, atëherë është plotësisht i papranueshëm.

Në një deklaratë nga Praga, presidentja e Komisionit Europian tha se kjo do të ishte kundër çdo rregulli në fuqi në Bashkimin Europian, duke iu referuar 17 raporteve të mediave ndërkombëtare në lidhje me keqpërdorimin e programit kompjuterik Pegasus  nga regjimet autoritare.

“Nëse është kështu, atëherë është plotësisht e papranueshme dhe një shkelje e të gjitha vlerave dhe rregullave që ne në BE kemi në lidhje me lirinë e medias“- tha jo

Sipas një hetimi mediatik në një rrjedhje masive të të dhënave, gazetarë, aktivistë, politikanë dhe avokatë në të gjithë botën janë shënjestruar nga regjimet autoritare dhe qeveritë përmes përdorimit të spyware të shitur nga një kompani izraelite.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pegasus ursula von der layen pegasus ursula von der layen

Sondazh

Poll