Bota

Në prag të takimit Kurti-Vuçiç, Serwer: Kosova të largohet nga një marrëveshja Serbinë dhe të përmirësojë raportet m

19 Korrik 2021, 11:23 Nga DOSJA
Në prag të takimit Kurti-Vuçiç, Serwer: Kosova të

BRUKSEL– Në takimin e parë që patën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk arritën asnjë hap pozitiv apo dakordësim.

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, shprehet se Kosova nuk duhet të ngutet për nënshkrimin e një marrëveshje me Serbinë.

Analisti amerikan mendon që bisedimet në Bruksel nuk do të japin rezultatin e synuar edhe për një kohë të gjatë, prandaj Kosova duhet të shfrytëzojë këtë hendek kohor për të forcuar mbështetjen e saj ndërkombëtare. Dhe në këtë drejtim e inkurajon Kosovën që të jetë më ambicioze për të thyer barrierat me shtetet e fuqishme që s’e njohin Kosovën si shtet.

Presidenti Vuçiç sheh pak perspektivë me anëtarësimin në BE në një periudhë të afërt dhe si pasojë është kthyer më shumë drejt Moskës dhe Pekinit sesa drejt Brukselit. Ai e ka bërë jashtëzakonisht të qartë se nuk është i përgatitur për një lëvizje të madhe  përpara zgjedhjeve presidenciale serbe të vitit të ardhshëm. Kosova në këto rrethana duhet të bëjë çfarë të mundet  që të përdorë kohën për të forcuar pozicionin e saj në negociata. Lëvizjet e fundit e shteteve mosnjohëse si Greqia dhe Spanja drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tyre me Kosovën është pikëirsht ajo që i nevojitet Kosovës. Unë do të doja që Prishtina të përmirësonte marrëdhëniet me Pekinin, i cili është më shumë i interesuar për tregti në Ballkan sesa për politikë”.-tha Sewer.

Duke forcuar pozitën te ndërkombëtarët, Serwer thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë dhe në vend të saj të nënshkruajë një më të mirë. Për më tepër, profesori amerikan nxit Kosovën që të kërkojë reciprocitet me Serbinë për secilën çështje.

“Kosova duhet të insistojë për barazi dhe reciprocitet. Nëse vendoset diçka për serbët në Kosovë, një e tillë ekuivalente duhet të jetë në dispozicion edhe për shqiptarët brenda Serbisë. Dhomat e Specializuara e kanë shkelur këtë parim. Unë do të doja që juridiksioni i tyre të jetë i shtrirë edhe në Serbi, ku u vranë vëllezërit shqiptaro-amerikanë Bytyqi pas luftës”.-vijoi ai.

Serwer ka komentuar edhe katër propozimet e Kurtit me të cilat shkoi përballë Vuçiçit në takimin e parë, për të cilat thotë se kryesisht është i të njëjtës mendje me Kurtin.

Padyshim që jam dakord me Albinin për reciprocitetin në përgjithësi, megjithëse mund të kem disa mospajtime me mënyrën se si zbatohet në praktikë. Unë gjithashtu pajtohem që personat e zhdukur të të gjitha etnive duhet të identifikohen dhe eshtrat e tyre të kthehen. Po ashtu edhe për CEFTA/SEFTA pajtohem. Mini-Shengeni më duket një ndërmarrje e përcaktuar keq, në të cilën Kosova s’është qartësisht e barabartë. Më pëlqen gjithashtu ideja e një marrëveshje joagresive, por për të cilën Serbia do të hezitojë sepse ajo nënkutpton sovranitetin e Kosovës dhe Beogradi do të dëshironte që të nënshkruajë edhe NATO gjithashtu”.-tha ai.

Sa i përket rolit të Qeverisë së Kosovës për serbët që jetojnë në Kosovë, eksperti për çështjet e Ballkanit ka thënë se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të përmirësuar marrëdhëniet me serbët dhe komunitetet e tjera brenda Kosovës, duke përfshirë identifikimin dhe kthimin e eshtrave të perosnave të zhdukur, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronës së manastirit të Deçanit dhe mbrojtjen e të gjitha komunitetet nga dhuna ndëretnike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic daniel serwer dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 albin kurti aleksander vucic daniel serwer dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll