Bota

‘Gjuetia ndaj të pavaksinuarve’, në Itali rreth 17 milion persona nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine ndërkohë

19 Korrik 2021, 11:54 Nga DOSJA
‘Gjuetia ndaj të pavaksinuarve’, në Itali rreth 17 milion

ITALI– Urgjenca e koronavirusit në Itali vazhdon pa u ndalur pasi varianti delta po përparon në mënyrë të pashmangshme dhe rastet janë në një rritje të shpejtë.

Sipas La Republica, vala e tretë është në prag të shpërthimit ku sipas ekspertëve e vetmja zgjidhje është vaksina, por fushata praktikisht është ndalur pasi vendi ka mungesë të tyre.

Janë rreth 17 milion njerëz të cilët nuk kanë marrë as një dozë vaksine. Kjo përbën rreth 31% e 54 milion personave mbi 12 vjeç. 27 milion (50%) tashmë e kanë përfunduar ciklin me dy doza. Ndërsa 10 milion qytetarë kanë pasur një dozë të vetme, e cila kundër Delta nuk mund të bëjë shumë.

Nëse sëmuren të pavaksinuarit, ka më shumë të ngjarë se të tjerët të përfundojnë në spital. Midis moshës 12 dhe 29 vjeç, rreth 6 milion nga 10.5 milion nuk kanë pasur asnjë dozë të vetme. Perspektiva për rihapjen e shkollave nuk është shumë e mirë, pasi vetëm 28% e atyre midis 12 dhe 19 vjeç kanë marrë një ose dy doza.

Nga Fimp, sindikata kryesore e pediatërve, sekretari Paolo Biasci tregon se në mes të marsit u nënshkrua një marrëveshje me ministrinë për t’u kujdesur për vaksinat për më të vegjlit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali varianti delta koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali varianti delta

Sondazh

Poll