Bota

Takimi i Kurtit me Vuçiç, Borrell: Pres qasje konstruktive nga Kosova dhe Serbia

19 Korrik 2021, 13:04 Nga DOSJA
Takimi i Kurtit me Vuçiç, Borrell: Pres qasje konstruktive nga

BRUKSEL-Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë një konferencë për shtyp para se të fillojë dialogu mes Kurtit dhe Vuçiç-it.

Fillimisht ai ka shprehur keqardhjen e tij për jetët e humbura në Europë për shkak të përmbytjeve. Më pas ka folur rreth dialogut të sotëm ku ka thënë se ka pritshmëri rreth bisedimeve dhe shpreson që dialogu të jetë konstruktiv.

Pjesë nga deklarata:

“Sot është takimi i dytë i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministit të Kosovës, Albin Kurti. Le të shpresojmë se do të jetë më e rëndësishme dhe të japë rezultat të mirë dh etë normalizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Shpresoj që të dyja palët të bëjnë një diskutim konstruktiv rreth marrëdhënieve me njëri-tjetrin. Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara. E ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara.”

Lajmi kryesor/ Takimi i radhës Kurti-Vuçiç! Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, diskutohet për të zhdukurit gjatë luftës (AXHENDA)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi joseph borrel dialogu kosove-serbi joseph borrel

Sondazh

Poll