Bota

Lajçak ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin, i konsideron si përgatitje për tryezën e dialogut

19 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
Lajçak ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe

BRUKSEL– Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter ai ka theksuar se në mëngjes ka mbajtur dy takime të ndara pak orë para uljes në tryezën e dialogut.

Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

Negociatat në Bruksel janë planifikuar të fillojnë në orën 2 pasdite, me takime bilaterale midis dy palëve me ndërmjetësuesit e BE-së.

Lajmi kryesor/ Takimi i radhës Kurti-Vuçiç! Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, diskutohet për të zhdukurit gjatë luftës (AXHENDA)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 miroslav lajčák takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll