Bota

E godet rrufeja, humb jetën 25-vjeçari nga Tetova, ishte duke kullotur bagëtitë

19 Korrik 2021, 10:20 Nga DOSJA
E godet rrufeja, humb jetën 25-vjeçari nga Tetova, ishte duke

MAQEDONIA E VERIUT– Rrufeja ka goditur për vdekje një 25-vjeçar nga Pallçishti i Poshtëm në Tetovë. Fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh.

Siç thonë nga SPB Tetovë, trupi i pajetë i tij është gjetur nga një blegtor tjetër, që ka qenë në afërsi.

Dje në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur Karabunar, në fshatin Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari banor i Pallçishtit të Poshtëm, me inicialet E.O, i cili ka vdekur nga goditja e rrufesë. 25-vjeçari nga shtëpia ka dalë rreth orës 11:00, ndërsa pas një periudhe nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike. Vdekjen e ka konstatuar mjek i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i tij, pas urdhërit të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes”, thonë nga Policia e Tetovës.

Dje rrufeja lëndoi pesë persona të tjerë në qytetin e Ohrit, të cilët kanë qenë në plazh.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 25 vjecari goditet nga rrufeja 25 vjecari goditet nga rrufeja

Sondazh

Poll