Aktualitet

Grabitet furra në Lezhë, i mituri “maskohet” si klient/ Futet deri në banak, merr paratë nga banaku dhe ikën

18 Korrik 2021, 19:08 Nga DOSJA
Grabitet furra në Lezhë, i mituri “maskohet” si klient/

LEZHË– Një furrë buke është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i mitur, vetëm 10 vjeç, ka marrë gjithë xhiron e ditës. Mësohet se hajduti fillimisht është paraqitur si klient, por më pas i ka marrë shitësit xhiron ditore dhe është larguar, duke lënë pas edhe shapkat.

Në momentin që shitësja i kishte kthyer kurrizin për të shërbyer, i mituri mori nga banaku një shumë parash dhe u largua për t’u kapur disa momente më pas. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë të biznesit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja dhe pas disa minutash bëri të mundur edhe ndalimin e të miturit, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar. Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet furra ne lezhe lezhe grabitet furra ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll