Sport

Pique tregohet “katalan” i vërtetë, sakrifikon për Barcelonën

18 Korrik 2021, 05:23 Nga DOSJA
Pique tregohet “katalan” i vërtetë, sakrifikon për

SPANJE – Barcelona është në gjendje të vështirë financiare. Në këto kushte të vështira klubi ‘blaugrana’ u ka kërkuar disa nga futbollistëve titullarë zvogëlimin e pagës në mënyrë që të kalojnë krizën financiare.

Sipas gazetarit të afërt me Barcelonën, Gerard Romero, një ndër futbollistët që ka pranuar ta ulë pagën e tij, për më shumë se 50 përqind, është Gerard Pique. Ai është shprehur i gatshëm ta ndihmojë klubin e tij, duke dëshmuar se paratë nuk janë gjithçka për të.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit katalan ‘blaugrana’ po presin përgjigje edhe nga Sergio Busquets dhe Jordi Alba, të ndërmarrin një veprim të tillë, që do ta ndihmonte shumë Barcelonën për të kapërcyer disa vështirësi që në startin e këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonën gerard pique gerard romero jordi alba sergio busquets barcelonën gerard pique gerard romero jordi alba sergio busquets

Sondazh

Poll