Sport

Pse nuk zyrtarizohet Messi te Barça, kush janë synimet e yllit argjentinas?

18 Korrik 2021, 08:32 Nga DOSJA

SPANJE – Nuk ka asnjë dyshim, Lionel Messi sezonin e ardhshëm do të luajë sërish me Barcelonën dhe do të mbajë veshur fanelën “blaugrana”. Dhe jo vetëm sezonin e ardhshëm, por deri në vitin 2026. Kontrata është nënshkruar, mbetet ende vetëm zyrtarizimi i saj. Kjo do t’i lejojë yllit argjentinas Lionel Messi të rrisë edhe më shumë legjendën e tij para lamtumirës, ose para kalimit të tij në MLS. Por, çfarë ka mbetur për të për të arritur?

Kupa e Botës dhe Champions League: Prioritetet

Nuk ka asgjë që Mesi dëshiron sesa të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën dhe Champions League me Barcelonën. Triumfi në “Copa America” vetëm sa ia shoi pak etjen, por tani ai e sheh të arritshme edhe triumfin në Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Dhe nëse presidenti Joan Laporta, arrin të ndërtojë një ekip kompetitiv te Barcelona, Messi mund ta synojë Europën edhe një here tjetër.

Të bëhet lojtari, më jetëgjatë te Barcelona

Ky sezon që po vjen do të jetë i 18-ti për Messin te Barça dhe është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Xavi Hernandez me 151 ndeshje në Champions League, më shumë se kushdo tjetër.

Të fitojë më shumë tituj

Para se t’i thotë lamtumirë futbollit, Lionel Messi dëshiron t’i tejkalojë shokun e tij, Dani Alvesin, që ka fituar më së shumti tituj. Braziliani ka 44 tituj, kurse Messi aktualisht ka 38.

Të kalojë shifrën e 800 golave

Nëse Messi vazhdon të shënojë si deri tani, ai me gjasa do të arrijë shifrën e 500 golave në La Liga, teksa momentalisht i mungojnë vetëm 27 gola. Ndërkohë, në të gjitha kompeticionet, atij i nevojiten edhe 33 gola për ta kapur shifrën prej 800 të shënuar.

T’i largohet akoma më tepër CR7

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm, që i është afruar më shumë Messit gjatë karrierës së tij, ndërkohë që të dy e kanë sunduar botën e futbollit për më tepër se 15 vite. Messi ka fituar 6 “Topa të Artë”, kurse Ronaldo 5. Argjentinasi, pretendon ta fitojë edhe të shtatin këtë edicion. Të dy janë shumë afër edhe në golat në Champions League, ndonëse Messi ka 16 gola më pak, rekord që vështirë të tejkalohet nga numri 10 i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonën champions league cristiano ronaldo dani alvesin fanelën “blaugrana” kupën e botës me argjentinën lionel messi xavi hernandez barcelonën champions league cristiano ronaldo dani alvesin fanelën “blaugrana” kupën e botës me argjentinën lionel messi xavi hernandez

Sondazh

Poll