Sport

VIDEO/ “Bella Ciao”, Hysaj bën ritin te Lazio, plasin të qeshurat nga shokët e skuadrës: Këtë vit do…

17 Korrik 2021, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO/ “Bella Ciao”, Hysaj bën ritin te Lazio, plasin të

ITALI– Elseid Hysaj ka nisur grumbullimin me skuadrën e tij të re, Lazion, ku ribashkohet sërish me trajnerin Maurizio Sarri, pas eksperiencave të mëparshme te Empoli e Napoli.Mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare u transferua te Lazio si futbollist i lirë.

Në një darkë, Hysaj ka bërë prezantimin edhe përballë shokëve të skuadrës. Si çdo lojtar i ri që vjen në klub, duhet të këndojë përpara shokëve të ekipit dhe Hysaj e bëri.Mbrojtësi shkodran ka zgjedhur këngën “Bella Ciao” duke hipur sipër karriges ku nuk mungojnë të qeshurat.

Video është shpërndarë nga shoku i skuadrës Luiz Albertp, teksa në fundin e videos Hysaj thotë “këtë vit do të fitojmë diçka” duke treguar ambiciet e tij për sezonin e ri.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hysaj lazio hysaj lazio

Sondazh

Poll