Bota

Java kritike e Deçanit/ Nga dyshimet e para te konfirmimi i helmimit të mbi 1.600 banorëve!Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk ësht

18 Korrik 2021, 08:15 Nga DOSJA
Java kritike e Deçanit/ Nga dyshimet e para te konfirmimi i helmimit

KOSOVË– Mbi 1 mijë e 600 qytetarë mes tyre 51 fëmijë të Komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të helmimit.

Tashmë nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit janë identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli. Gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka  theksuar edhe se personat që nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.

Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”, tha Berisha.

Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën Enigma se këto janë baktere shumë patogjene dhe të rënda, ndërkaq nëse do të ishin më të zhvilluara, sidomos tek fëmijët do të mund të jenë të rrezikshme.

Siq e dini tani e sa ditë vendi ynë dhe Deçani me rrethin në veçanti ishte përballë me një shpërthim masiv të një epidemie, situata u paraqit e vrullshme me shumë të infektuar dhe shumë pacientë, me një simptomatologji të sindromit toxoinfectio alimentar apo helmimit me ujin e pijshëm”, tha Ramadani.

Ndërkohë që deri tani për fatkeqësinë që ka ndodhur në Deçan është arrestuar një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve, për shpërdorim detyre, si dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka fikur kamerat e sigurisë në grykën e Deçanit.

Në lidhje me situatën, kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj ka thënë se gjendja në vend po shkon drejt normalizimit, dhe se gjendja emergjente pritet të përfundojë së shpejti.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, mori vendimin që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune. Prej më shumë se një jave, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit hidrodrini bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit hidrodrini

Sondazh

Poll