Aktualitet

U nervozua gjatë një kontrolli rutinë, 28-vjeçarit shqiptar i gjendet kokainë dhe cash në makinë

18 Korrik 2021, 08:24 Nga DOSJA
U nervozua gjatë një kontrolli rutinë, 28-vjeçarit

ITALI- I ndaluar nga karabinierët në një nga rrugët e Parmës, 28-vjeçarit shqiptar ju gjetën 10 gram kokainë në xhep. Pjesa tjetër e drogës në shtëpinë e tij në zonën Via Gramsci.

Një 28-vjeçar shqiptar me banim në Parma u arrestua për krimin e mbajtjes së drogës me qëllim tregtimi.

Sipas mediave italiane, i riu u ndalua ndërsa po ngiste makinën e tij Fiat Panda përgjatë Strada dei Mercati, në bordin e së cilës ai po udhëtonte me një tjetër shqiptar 29-vjeçar.

Të dy të rinjtë ishin në gjendje tensioni gjatë momentit që u ndaluan për kontroll nga karabinierët. Gjatë kontrollit në xhepat e 28-vjeçarit ata gjetën 13 gram kokainë, të ndarë në 15 mbështjellës të mbyllur me nxehtësi dhe 1,400 euro cash.

I riu posedonte një sërë çelësash, të cilat u përpoq t’i hiqte qafe. Karabinierët arritën të lokalizonin shtëpinë, afër rrugës Gramsci në Parma, brenda gjetën 150 gram kokainë, 5,500 euro para dhe dy peshore precize. 28-vjeçari shqiptar u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll