Aktualitet

Dalin DETAJE nga vrasja e ish-bankierit nga vëllezërit shqiptarë në Itali, autori hodhi rrobat në pus pasi kreu krimin, pol

18 Korrik 2021, 05:56 Nga DOSJA
Dalin DETAJE nga vrasja e ish-bankierit nga vëllezërit shqiptarë

ITALI-Një krim i rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Lecces, ku një ish-bankier 69-vjeçar u ekzekutua duke nxjerrë para në një bankomat, në sy të gruas së tij. Për vrasjen e Giovanni Caramuscio akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje.

Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë covid, ndërsa njëri prej vëllezërve që qëlloi dhe vrau është Paulin Mecaj i cili është vënë në pranga. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulin nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes.

Mediat italiane shkruajnë falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Hetuesit gjetën brenda posit një çantë me një seri rrobash, të cilat ishin identike me ato që u panë nga videoja.

Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të dyshuarit, ku oficerët shkuan dhe gjetën shqiptarin në një gjendje ankthi dhe gjysmë të zhveshur. I dyshuari u shoqërua në burgun e Leçes, në pritje të masës së arrestit nga gjykatësi hetues, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin Lecce të Italisë, ku 69-vjeçari u ekzekutua me disa plumba, teksa po tërhiqte lekë nga bankomati së bashku me gruan e tij. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë bërë të ditura.

(I.A/kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dy vellezerit shqiptar vrasin italianin dy vellezerit shqiptar vrasin italianin

Sondazh

Poll