Aktualitet

VIDEO/ Vranë ish-bankierin italian duke tërhequr lekë në bankomat, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, si dy vëllezërit shq

18 Korrik 2021, 07:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Vranë ish-bankierin italian duke tërhequr lekë në

ITALI- Videoja e mëposhtme është kapur nga vendngjarja ku dy vëllezërit shqiptarë në Itali vranë ish-bankierin Giovanni Caramuscio, teksa ishte duke tërhequr lekë në një bankomat së bashku me bashkëshorten e tij në Lecce.

Në video shihen momentet e rënda, teksa ish-bankieri po tërhiqte lekë nga bankomati, si dhe maskat të cilat autorët përdorën për të vrarë 69-vjeçarin. Pas kësaj ngjarje, një nga autorët, Paulin Mecaj, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen, u arrestua.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin Lecce të Italisë, ku 69-vjeçari u ekzekutua me disa plumba, teksa po tërhiqte lekë nga bankomati së bashku me gruan e tij. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë bërë të ditura.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dy vellezerit shqiptar vrasin italianin giovanni caramuscio paulin mecaj dy vellezerit shqiptar vrasin italianin giovanni caramuscio paulin mecaj

Sondazh

Poll