Aktualitet

Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Berat! 44-vjeçari kapet duke i ujitur, nën hetim një kryetar fshati dhe një

18 Korrik 2021, 07:49 Nga DOSJA
Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Berat!

BERAT– Kryeplaku i fshatit Mëndrakë në Kuçovë dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre pasi në këtë zonë po kultivohej kanabis.

Kryeplaku i arrestuar është identifikuar si Shefqet Kuqi 62 vjeç ndërsa inspektori i pyjeve është identifikuar si Kujtim Behari, 51 vjeç. Edhe një 44 vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke ujitur kanabisin në fshatin Vërzhezhë të Skraparit. 44-vjeçari është identifikuar si Adi Myftari dhe kanabisin e kultivonte në tokën pranë shtëpisë së tij.

Njoftimi i policisë: 

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Skrapar, arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim. Kuçovë, procedohet penalisht Kryetari i Fshatit dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë fidanë të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa.

 Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 44 vjeç, banues në Vërzhezhë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, proceduan penalisht shtetasit  Sh.K., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adi myftari kujtim behari shefqet kuqi adi myftari kujtim behari shefqet kuqi

Sondazh

Poll