Aktualitet

Qëllonte në ajër me armë dhe e reklamonte në rrjetet sociale, arrestohet i mituri në Kombinat, i gjendet një thikë me ve

18 Korrik 2021, 07:29 Nga DOSJA
Qëllonte në ajër me armë dhe e reklamonte në rrjetet

TIRANË– Një 17-vjeçar i cili publikonte në rrjetet e tij sociale foto me kallashnikov në dorë, është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë bëjnë me dije se i mituri K. S., banues në Kombinat, reklamonte armën në rrjetet sociale dhe qëllonte në ajër. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e policisë kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë), ndërsa kallashnikovi është gjetur në vendin ku kishte publikuar foton.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon, kap dhe arreston 17-vjeçarin që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit  automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i mituri ne kombinat i mituri me kallashnikov kallashnikov ne rrjetet sociale arrestohet i mituri ne kombinat i mituri me kallashnikov kallashnikov ne rrjetet sociale

Sondazh

Poll