Aktualitet

HARTA LIVE/ Shqipëria përfshihet nga moti i keq në mes të verës! Breshër dhe shi i dendur në Lushnje, Fier dhe Durrës, s

18 Korrik 2021, 05:28 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Shqipëria përfshihet nga moti i keq në mes të

TIRANË– Shi, breshër dhe stuhi! Kështu është “zgjuar” Shqipëria këtë të dielë për shkak të stuhisë “Liqeni i Ftohtë”, e cila ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, edhe pse jemi në mes të stinës së verës.

Pas Europës, moti i keq është zhvendosur edhe në vendin tonë, por më problematike situata ka qenë në Lushnje, ku reshjet kanë mbuluar rrugët kryesore të qytetit, duke e bërë të vështirë kalimin e qytetarëve dhe automjeteve. E njëjta situatë është paraqitur edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ku shirat kanë qenë me intensitet të lartë. Edhe në Fier ka pasur mjaft reshje të dendura shiu dhe breshëri, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë problem me qarkullimin në rrugë.

Në vijim, sipas “MeteoAlb”, mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë, por nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Por orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.

Sipas parashikimit, temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.

(k.m/kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit stuhia liqeni godet shqiperine parashikimi i motit stuhia liqeni godet shqiperine

Sondazh

Poll