Bota

‘Djema çfarë bëra’/ E dashura e tij u gjet e pajetë në bregdet, arrestohet 30-vjeçari në Greqi, i riu në gjendje sho

17 Korrik 2021, 20:45 Nga DOSJA
‘Djema çfarë bëra’/ E dashura e tij u gjet e

GREQI– Pas 24 orësh është gjetur dhe arrestuar i dashuri i 26-vjeçares Garyfallia, e cila u nxor e pajetë nga bregdeti, në Folegandros.

Ai u arrestua pasi u identifikua nga një banor i zonës, teksa ndodhej në vendin shkëmbor ku u gjet e vdekur e dashura e tij.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari ishte i dehidratuar dhe në gjendje të keqe, ndërsa ato që po thoshte ishin të pakuptueshme. Gjithçka që ai dyshohet se tha ishte “ishte një kohë e keqe, djema cfarë bëra”.

Vdekja e 26-vjeçares Garyfallia, e cila u gjet e vdekur në zonën detare të Lygaria në Folegandros, mund të jetë krim pasioni. Policia gjeti një palë vathë të vajzës në zonë, si dhe njolla gjaku.

Dëshmitarët okularë raportuan se ata e kishin parë vajzën e re para ngjarjes tragjike duke drejtuar një makinë me targa greke. Sipas të njëjtit burim, makina për një arsye të panjohur, devijoi nga rruga. 26-vjeçarja me origjinë nga Velo, Korinth kishte studiuar për farmaci dhe ndodhej me pushime me të dashurin e saj, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 26-vjeçarja e vdekur ne greqi garyfalia 26-vjeçarja e vdekur ne greqi garyfalia

Sondazh

Poll