Aktualitet

ALARMOHEN kalimtarët/ Pas debatit, shqiptari vritet me thikë në mes të rrugës në Itali

17 Korrik 2021, 15:30 Nga DOSJA
ALARMOHEN kalimtarët/ Pas debatit, shqiptari vritet me thikë në

ITALI– Një shqiptar është vrarë në Itali! Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, pas debatit që kishin mes tyre viktima dhe agresori.

Sipas mediave, shqiptari, 57-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra. Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste. Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë pranë një nënkalimi të qytetit të Novarës.

Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.

Autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne itali vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2021, 14:39

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.Shkaku i rënies së zjarrit nuk ësh...