Aktualitet

Vakancat në SPAK/ Përshpejtohet procedura, KLP mban seancë në datën 23 korrik

17 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA
Vakancat në SPAK/ Përshpejtohet procedura, KLP mban seancë

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë do trajtojë kërkesën për dorëheqje që ka paraqitur Prokurori i Durrësit, Agron Gjana më 23 korrik.  Gazetarja Anila Hoxha, raporton se gjatë seancës do bëhet renditja e 2 kandidatëve të rinj për SPAK.

Për vakancat në SPAK kanë aplikuar Dorina Bejko dhe Adnand Xholi, me të cilët do bëhen edhe seancat dëgjimore.

Plotësimi i vendeve vakante në SPAK vjen pas apeleve të shumta që janë bërë nga zyrtarët, mes tyre edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili i bëri thirrje KLP-së që të përshpejtojë procedurën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak vakancat ne spak spak vakancat ne spak

Sondazh

Poll