Aktualitet

‘Po fshehin provat nga frika e SPAK’/ Kompania “Salillari” heq tubat e vendosur në burimin e Sinecit, banorët: Ne me k

17 Korrik 2021, 14:19 Nga DOSJA
‘Po fshehin provat nga frika e SPAK’/ Kompania

KUÇOVË– Burimi i Sinecit në fshatin Lumas të Kuçovës është shndërruar në mollë sherri mes banoreve dhe firmës Salillari, e cila muaj më parë ka nisur të kryejë punime në zonë, duke i prezantuar ato si zbatim të një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi. Banorët dolën në protestë ditën e sotme duke bllokuar sipas tyre, përpjekjet e firmës për zhdukjen e provave.

Banorët pretendojnë se skenarë të tjerë fshihen pas këtij projekti, pasi uji në fshat nuk mungon. Pasi çështja u kallëzua në SPAK prej tyre, puna u pezullua në pritje të ekspertëve. Banorët thonë se firma po heq tubat e vendosur përgjatë këtyre muajve me qëllim që të zhdukë provat e punimeve në burimin e Sinecit përpara se në zonë të mbërrijnë inspektorët e SPAK.

Mos të shkulen tubet, ta shikojnë shtrimin. Pse i fshehin tubat, se ata i vunë, kanë frikë nga ekspertët nga provat. Ne me këtë mbajmë shpirtin, me këtë ujë. Tani nuk do të ketë më asgjë.’– shprehen banorët.

Avokati i banorëve, Arben Llangozi thotë se aferat korruptive në burimin e Sinecit janë denoncuar tashmë në SPAK dhe ky fakt ka shqetësuar firmën Salillari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve ne kucove protesta e banoreve ne kucove

Sondazh

Poll