Aktualitet

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

17 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Zona është e rrethuar edhe me të mbjella nga fermerët, ku rrezikohet të përfshihen nga flakët edhe ullinjtë që janë në afërsi të varës.

Era ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe infrastruktura e vështirë e bën të pamundur depërtimin e zjarrëfikësve në vendin e ngjarjes.

(a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne patos zjarr ne patos

Sondazh

Poll