Aktualitet

Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, fatmirësisht shpëton drejtuesi i mjetit

17 Korrik 2021, 13:48 Nga DOSJA
Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, fatmirësisht shpëton

TIRANË– Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Makina është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha. Policia bën me dije se makina i përket shtetasit me inicialet A.Z., i cili ka dalë nga mjeti dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale për makinën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane digjet makina ne tirane

Sondazh

Poll